Ndërlidhjet

Vetëvritet një i paraburgosur në Dubravë


Ilustrim
Ilustrim

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë u vetëvra të hënën një i paraburgosur me inicialet I.K., i lindur më 22.11.1987, nga fshati Tërpezë, Komuna e Malishevës.

Në një komunikatë për media të Shërbimit Korrektues të Kosovës thuhet se “i paraburgosuri I.K. ishte arrestuar më 10.04.2018 dhe ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa në Qendrën Korrektuese në Dubravë ishte transferuar më 03.07.2018".

"Vepra me të cilën ngarkohej ishte vrasje e rëndë në tentativë dhe kishte vazhdim të paraburgimit deri më 08.09.2018", thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit, ai ka qenë i hospitalizuar për një periudhë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.

Për rastin e vetëvrasjes bëhet e ditur se janë njoftuar autoritetet kompentente: Prokuroria, Gjykata, Policia e Kosovës si dhe familja e të ndjerit.

XS
SM
MD
LG