Ndërlidhjet

Një i vdekur dhe 18 të lënduar pas rrëshqitjes së aeroplanit nga pista në Soçi


Një punonjës në aeroport ka vdekur dhe 18 udhëtarë janë lënduar pas rrëshqitjes së aeroplanit që po ateronte në Soçi të Rusisë.

Minitria e Transportit në Rusi tha më 1 shtator se aterimi në mot të keq ka bërë që aeroplani të rrëshqas nga pista para se të marrë flakë.

Punonjësi i aeroportit ndërroi jetë pas një sulmi në zemër gjatë ndihmës që kishte ofruar për t’i larguar 164 pasagjerë nga aeroplani , deklaruan autoritetet.

Aeroplani, Boeing 737, që operonte nga Utair, po shkonte për në Moskë.

Shkaktarët e rrëshqitjes nuk dihen ende.

XS
SM
MD
LG