Ndërlidhjet

Prokurorët në SHBA akuzojnë një verikorean për sulme kibernetike


Ilustrim.
Ilustrim.

Prokurorët amerikanë kanë akuzuar verikoreanin, Park Jin Hyok, që pretendohet se ka qenë i përfshirë në krijimin e një softueri të dëmshëm, që është përdorur për të dëmtuar Shërbimin Kombëtar për Shëndetësi në Britani të Madhe.

Incidenti i vitit 2017, pati kthyer lapsin dhe fletoren në duart e mjekëve për shkak të bllokimit të sistemeve kompjuterike.

Jin Hyok ëështë thënë se ka qenë i lidhur me Grupin Lazarus.

Ky grup është fajësuar edhe për hakim në Sony Pictures më 2014.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka pretenduar se grupi kibernetik, i mbështetur nga Koreja Veriore ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Shkalla e krimit kibernetik në ankesë është tronditëse dhe fyese për të gjithë ata që respektojnë sundimin e ligjit dhe normat kibernetike të pranuara nga kombet e përgjegjshme”, ka thënë ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm për Siguri Kombëtare, John Demers.

“Në ankesë pretendohet se Qeveria e Koresë Veriore, përmes grupit të sponsoruar nga shteti, ka vjedhur bakën qendrore dhe qytetarë të kombeve tjera, i është kundërvënë fjalës së lirë dhe ka krijuar sistem që ka prekur viktima të 105 shteteve tjera, duke shkaktuar qindra miliona, nëse jo miliarda dollarë dëme”.

Koreja Veriore në anën tjetër kundërshton vazhdimisht se është pjesë e ndonjë sulmi të tillë.

Park akuzohet për komplot, me qëllim të kryerjes së mashtrimeve kompjuterike dhe abuzime tjera.

Prokurorët besojnë se Park tani është në Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG