Ndërlidhjet

Suu Kyi e mbron burgosjen e gazetarëve të Reuters-it


Udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi.
Udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi.

Udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, e mbrojti burgosjen e dy gazetarëve të Reutersit, pavarësisht dënimit ndërkombëtar.

Ajo tha se Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo e kanë shkelur ligjin dhe se dënimi i tyre "nuk ka të bëjë asgjë me lirinë e shprehjes".

Dy gazetarët janë dënuar për posedim të dokumenteve policore gjatë hetimit të vrasjes së myslimanëve Rohingya.

"Ata kanë çdo të drejtë të apelojnë aktgjykimin dhe të dëshmojnë përse vendimi ishte i gabuar", tha Suu Kyi.

Këtë javë, Agjencia për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Mianmarin për "fushatë kundër gazetarëve".

Së paku 700,000 Rohingya janë larguar nga shteti perëndimor Rakhine i Mianmarit, pasi ushtria ka nisur një goditje brutale në gusht të vitit 2017 mbi rebelët Rohingya.

Grupet e të drejtave thonë se mijëra të tjerë kanë vdekur. Mianmari me shumicë budiste, i njohur edhe si Birmani, i mohon akuzat për spastrim etnik.

XS
SM
MD
LG