Ndërlidhjet

Hillary Clinton boton ese me kritika për Trumpin


Hillary Clinton
Hillary Clinton

Hillary Clinton, e cila ka humbur zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, përballë Donald Trumpit, tha se demokracia amerikane është në krizë dhe fajësoi presidentin Trump për, siç tha, "korrupsion të jashtëzakonshëm" dhe "politika ndarëse" me "motive racore".

Komentet e Clintonit, ish-sekretare e shtetit, të bëra në një ese, janë ndoshta të pashembullta në politikën amerikane.

As Trump, as Shtëpia e Bardhë nuk i komentuan ende.

Gjatë dhe pas fushatës zgjedhore, Trump ka thënë se Clinton duhet të hetohet për krime të ndryshme - diçka që është shumë e pazakontë për një fitues të zgjedhjeve.

Clinton tha se pas zgjedhjeve të vitit 2016, ajo u ka bërë thirrje mbështetësve që t'i japin Trumpit një shans për të udhëhequr.

"Shpresoja që frika ime për të ardhmen është e fryrë. Nuk ka qenë", tha Clinton në esenë e publikuar në ueb-faqen e revistës Atlantic.

"Demokracia jonë tani është në krizë", tha ajo.

"Trump nuk pretendon t'i japë përparësi të mirës publike para interesave të tij personalë apo politikë. Ai nuk duket se e kupton se nëpunësit publikë duhet t'i shërbejnë publikut dhe jo e kundërta", tha Clinton.

Komentet e saj vijnë në kohën kur kandidatët dhe partitë politike po bëjnë fushatë për zgjedhjet për Kongres, që do të mbahen në nëntor.

Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, ka nisur po ashtu të mbajë fjalime në mbështetje të kandidatëve demokratë dhe të dënojë politikat e Trumpit.

Është e pazakontë që ish-presidenti i SHBA-së të kritikojë publikisht një pasardhës.

XS
SM
MD
LG