Ndërlidhjet

Kabineti i May ”mbështet plotësisht” planin e saj për Brexit


Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kabineti i kryeministres britanike, Theresa May qëndron mbrapa planit të saj për Brexit, pavarësisht thirrjeve brenda partisë së saj për të ndryshuar drejtimin, është thënë përmes një njoftimi nga selia e kryeministrisë së Britanisë.

May është duke insistuar në planin e saj për bashkëpunim në të ardhmen me vendet e Bashkimit Evropian, pavarësisht se liderët e bllokut evropian janë duke e sulmuar atë.

Ajo është takuar me ministra të lartë teksa rritet presioni ndaj saj për të ndryshuar planin me një pakt tregtar të stilit të Kanadasë.

Marrëveshja e Kanadasë me BE-në, e nënshkruar më 2016, heq shumicën e detyrimeve doganore ndaj eksporteve të BE-në Kanada dhe anasjelltas.

Të dyja palët, ajo britanike dhe ajo evropiane janë duke synuar të negociojnë kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje në muajt vijues.

Mirëpo javën e kaluar, liderët e BE-së kanë hedhur poshtë bazën e planit të kryeministres britanike, për zonë të tregtisë së lirë dhe rregullores së përbashkët për mallra, duke thënë se një gjë e tillë “nuk funksionon”.

Gjatë një takimi të kabinetit të saj, May ka mbrojtur strategjinë e saj, teksa i është bërë thirrje për të mbajtur në tavolinë paktin e stilit kandadez, pasi bisedimet po kalojnë në një fazë vendimtare.

Pas kësaj, zyra e kryeministes ka njoftuar se May u ka thënë ministrave se plani i saj “është dokumenti i vetëm në tavolinë” që siguron “tregti më të lehtë”, çka është e nevojshme për të anashkaluar një kufi të ashpër në mes të Irlandës dhe Irlandës Veriore.

Qeveria Britanike ka publikuar deri më tani 77 njoftime, të cilat kanë për qëllim të përgatisin bizneset si dhe të inofrmojnë publikun se çfarë mund të ndodhë nëse Britania largohet nga BE-ja pa marrëveshje.

XS
SM
MD
LG