Ndërlidhjet

Qindra persona evakuohen pas zjarreve në Italinë Qendrore


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Qindra persona janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe aeroporti në Pisa është mbyllur, pas zjarreve të mëdha që kanë përfshirë pjesët malore në rajonin e Toskanës në Italinë Qendrore.

Zyrtarët besojnë se zjarret, që nisën të hënën, janë zjarrvënie e qëllimshme. Flakët kanë nisur në Monte Mario, që gjendet në mes të qytetit Pisa dhe Lucca. Autoritetet lokale thonë se rreth 700 persona janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetin Calci dhe Vicopisano, si masë parandaluese, ndërkaq të gjitha shkollat në këtë zonë janë mbyllur.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale.

Rreth 600 hektarë tokë pyjore është shkatërrua nga zjarri në Pisa. Aeroporti i këtij qyteti po ashtu u mbyll derisa “zjarrfikësit të ndalin zjarrin”. Në operacionin për ndaljen e zjarreve janë përfshirë edhe katër helikopterë dhe dy avionë.

XS
SM
MD
LG