Ndërlidhjet

Universiteti i Bagdadit në listën e universiteteve më të mira në botë


Irak

Universiteti më i madh i Irakut u fut për herë të parë në renditjen e universiteteve më të mira në botë, e cila përgatitet nga revista "Times Higher Education", me seli në Londër.

Universiteti i Bagdadit, përkundër konflikteve në Irak, u përfshi në listën e 1,250 universiteteve në gjithë botën.

Ai u vlerësua për krijimin e partneriteteve ndërkombëtare akademike.

Universiteti i Oksfordit është në vendin e parë për të tretin vit radhazi, por gjendja e përgjithshme e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se është në "rënie modeste".

Për herë të parë, në listë ka më shumë universitete të Japonisë sesa të Mbretërisë së Bashkuar.

XS
SM
MD
LG