Ndërlidhjet

Sllovakia arreston të dyshuarit për vrasjen e gazetarit


Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova

Policia në Sllovaki arrestoi të dyshuar për vrasjen e një gazetari hulumtues dhe të së fejuarës së tij, shtatë muaj më parë.

Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini, tha në një shkrim në Facebook se është është i lumtur për lajmin që "policia ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e dy të rinjve të pafajshëm" dhe tha se hetimi është "prioritet" i qeverisë së tij.

Jan Kuciak është gjetur i vdekur së bashku me Martina Kusnirovan në shtëpinë e tyre pranë kryeqytetit sllovak, Bratisllavë, në muajin shkurt.

Të dy kanë qenë 27 vjeç.

Autoritetet kanë thënë se besojnë se vrasja ka pasur të bëjë me punën e Kuciakut si gazetar.

Duke cituar burime brenda policisë, ueb-faqja e lajmeve Dennik N raportoi se janë arrestuar tetë persona, përfshirë vrasësin e dyshuar dhe bashkëpunëtorët e dyshuar.

Në mars, kryeministri i atëhershëm i Sllovakisë, Robert Fico, ka dhënë dorëheqje, pas trazirave publike dhe protestave në rrugë si shkak i vrasjes së gazetarit dhe të dashurës së tij.

XS
SM
MD
LG