Ndërlidhjet

Konfiskohen 145 kilogramë narkotikë në Komunën e Istogut


Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se të shtunën janë konfiskuar 145 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë në fshatin Veriq të Komunës së Istogut.

"Prokurorja e çështjes ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave, me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge” nga neni 273 lidhur me nenin 281 dhe 31 të KPRK-së".

"Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

XS
SM
MD
LG