Ndërlidhjet

Ish-presidenti i K.Jugore dënohet me 15 vjet burgim


Ish-presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak.
Ish-presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak.

Ish-presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak është dënuar me 15 burgim për korrupsion.

Lee është ndëshkuar në një seancë në Seul të premten nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe abuzim me pushtetin, duke u udhëruar që të paguajë edhe 11.5 milionë dollarë gjobë.

Ish-presidenti në anën tjetër ka pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht.

Ai është bërë ish-lideri i katërt jugkorean që është burgosur, duke pasuar burgimin e paraardhësit të tij në muajin prill.

Park Geun-hye është dënuar me 33 vjet burgim pasi është gjetur fajtor për abuzim me pushtetin.

Lee nuk ka qenë prezent gjatë seancës gjyqësore për shkak të siç është thënë shëndetit të dobët.

Ndërkohë Gjykata në Seul ka thënë se “ndëshkimi i ashpër për të akuzuarin ka qenë i pashmangshëm” për shkak të natyrës serioze të krimit.

Gjykata ka gjetur se ish-lideri ka pranuar të holla në vlera miliardëshe nga kompania Samsung, në këmbim të faljes së udhëheqësit të kësaj ndërmarrjeje, Lee Kun-hee.

Megjithatë kompania ka mohuar se i ka dhënë ish-presidentit të holla.

XS
SM
MD
LG