Ndërlidhjet

Rumunët votojnë në referendumin kundërthënës për familjen


Flamur i komunitetit LGBT

Qytetarët në Rumani po votojnë në referendumin për të rishikuar Kushtetutën e këtij shteti, që do të bënte më të vështirë legalizimin e martesës së të njëjtës gjini.

Amendamentetet e propozuara do të ndryshonin përkufizimin e familjes, duke thënë se martesa është një “bashkim ndërmjet një burri dhe një gruaje”, në vend të “bashkimit midis bashkëshortëve”.

Një grup konservatorësh ka iniciuar këtë referendum që do të mbahet më 6 dhe 7 tetor. Ky referendum po mbështetet nga Kisha Ortodokse Rumune.

Që referendumi të jetë i vlefshëm, 30 për qind e trupit votues duhet të dalin në votime. Ky ndryshim i propozuar do të parandalonte çdo përpjekje për të legalizuar martesën mes së njëjtës gjini përmes ndonjë ligji.

Ligji në Rumani tashmë ndalon martesat e homoseksualëve.

Kundërshtarët e referendumit thonë se nëse ky definicion i ri për familjen vendoset në Kushtetutën e vendit, do të ishte një përpjekje për të bërë që pjesëtarët e komunitetit LGBT të ndihen si qytetarë të klasës së dytë dhe do të margjinalizonte familjet që kanë vetëm një prind apo çiftet e pamartuara që rrisin fëmijët e tyre.

XS
SM
MD
LG