Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në lagjen "Arbëria".
Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka thënë se viktima është e moshës 45-vjeçare.
“Rreth orës 10 kemi marrë informatën se në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë, ka rënë prej ndërtesës një person derisa ka qenë duke punuar. Bëhet fjalë për viktimën mashkull M.B i datëlindjes 1973. Menjëherë sapo kemi marrë informatën, policia dhe ekipi mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.
Niveli i ulët i sigurisë në punë, por edhe pakujdesia sipas ekspertëve të fushës janë faktorët kryesorë të lëndimeve, por edhe vdekjeve në vendet e punës në Kosovë.