Ndërlidhjet

Uragani Willa zbarkon në Meksikë


Ilustrim

Uragani Willa, një stuhi që u përshkrua nga parashikuesit e motit si "kërcënuese për jetën" dhe "potencialisht katastrofike", zbarkoi në Meksikën perëndimore.

Aktualisht stuhi e kategorisë tre, ajo ka erëra deri në 195 kilometra në orë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se stuhia pritet të dobësohet, por paralajmëroi se ajo mund të shkaktojë "përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të dheut".

Alarmi për stuhi është në fuqi në zonat bregdetare nga San Blasi deri në qytetin turistik Mazatlan.

Qendra Kombëtare e Uraganeve po ashtu u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Këtë muaj, disa zona të Shteteve të Bashkuara u shkatërruan nga uragani Michael, i cili la së paku 27 njerëz të vdekur.

XS
SM
MD
LG