Ndërlidhjet

OKB paralajmëron se Mianmari mund të përsërisë shkeljet e të drejtave të njeriut


Marzuki Darusman
Marzuki Darusman

Mianmari është i destinuar që të përsërisë shkeljet e të drejtave të njeriut, nëse ata që janë fajtorë për krimet kundër myslimanëve rohingya nuk mbahen përgjegjës nga komuniteti ndërkombëtar, tha një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mbi 700 mijë myslimanë rohingya janë larguar nga Mianmari që nga gushti i vitit të kaluar. Misioni për gjetjen e fakteve i OKB-së thotë se ata kanë qenë subjekt i një fushate të përdhunimit, torturës dhe vrasjeve.

Marzuki Darusman, kryetar i misionit për gjetjen e fakteve në OKB, ka thënë se situata në Mianmar vazhdon të jetë “gjenociadiale” dhe se shteti do të vazhdojë “në rrugën e njëjtë shkatërruese” nëse komuniteti ndërkombëtar nuk ndërmerr veprime.

Darusman përsëriti thirrjet që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të reagojë ose ta referojë Mianmarin në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime ose të themelojë një gjykatë ndërkombëtare për krimet e kryera ndaj pakicës rohingya.

“Llogaridhënia nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por edhe për të ardhmen dhe Mianmari është i destinuar që të përsërisë ciklin e dhunës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nëse përgjegjësit nuk ndëshkohen”, u shpreh Darusman.

XS
SM
MD
LG