Ndërlidhjet

Sahle-Work Zewde bëhet presidentja e parë grua e Etiopisë


Sahle-Work Zewde
Sahle-Work Zewde

Parlamenti i Etiopisë zgjodhi për presidente Sahle-Work Zewde - gruan e parë në këtë pozitë.

Sahle-Work është një diplomate me përvojë, e cila tani është po ashtu presidentja e vetme grua në kontinentin e Afrikës.

Zgjedhja e saj në pozitën ceremoniale vjen një javë pasi kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, emëroi një kabinet me gra në gjysmën e pozitave.

Pas betimit, presidentja Sahle-Work premtoi se do të punojë për ta bërë barazinë gjinore një realitet në Etiopi.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG