Ndërlidhjet

Pako të dyshimta vazhdojnë të arrijnë në adresë të kritikëve të Trumpit


Nju Jork
Nju Jork

Tri paketa të dyshimta janë kapur nga autoritetet në SHBA: dy në adresë të një demokrati dhe tjetra në adresë të një ish-zyrtari të lartë të inteligjencës.

Sipas mediave amerikane, në shënjestër të tyre kanë qenë demokrati Cory Booker në Florida dhe ish-shefi i inteligjencës kombëtare, James Clapper, në Nju Jork.

Lajmi vjen pasi disa pako me mjete shpërthyese janë dërguar me postë këtë javë në adresë të disa kritikëve të zëshëm të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ish-presidenti Barack Obama dhe aktori Robert de Niro kanë qenë në mesin e të shënjestruarve.

Të gjitha paketat duket se janë dërguar përmes sistemit amerikan të postës, por asnjëra nuk ka arritur objektivën dhe asnjëra nuk ka shpërthyer.

"Ky është përfundimisht terrorizëm i brendshëm, nuk kam dyshim në mendjen time", tha Clapper duke reaguar ndaj lajmit.

XS
SM
MD
LG