Ndërlidhjet

Dyshime për komplot për vrasje, rriten tensionet midis Iranit e Danimarkës


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi.

Ministria e Jashtme e Iranit e thirri në bisedë informative ambasadorin danez në Teheran, për të lëshuar një "notë të fuqishme proteste" ndaj akuzave të Kopenhagës për një komplot iranian për vrasjen e një aktivisti të opozitës në territorin danez.

Zëdhënësi i ministrisë, Bahram Ghasemi, tha se ambasadori paralajmëroi kundër "veprimeve të nxituara dhe kundërthënëse" gjatë takimit të mërkurën.

Ky takim u zhvillua një ditë pasi shërbimi danez i sigurisë PET tha se Irani ka planifikuar vrasjen e një udhëheqësi iranian të opozitës.

Menjëherë pas takimit me zyrtarët iranianë, ambasadori danez, Danny Annan, u thirr nga Kopenhaga dhe la Teheranin, konfirmuan zyrtarët danezë.

Danimarka, ndërkohë, tha se planifikon të bindë aleatët evropianë për një përgjigje të bashkuar ndaj Iranit.

"Ekziston nevoja për t'i treguar Iranit se jemi të vetëdijshëm për atë që ndodhi dhe se ne nuk e pranojmë atë", tha kryeministri Lars Lokke Rasmusen.

Zyrtarët danezë të zbulimit thanë të martën se një person me pasaportë norvegjeze dhe lidhje iraniane po mbahet në paraburgim, pasi u arrestua në Suedi.

I dyshuari i mohoi akuzat, ndërsa zyrtarët iranianë thanë se rasti është përpjekje për të dëmtuar lidhjet e Teheranit me BE-në.

XS
SM
MD
LG