Ndërlidhjet

Trump: Gjithmonë tentoj të tregoj të vërtetën


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai gjithmonë tenton të tregojë të vërtetën, pavarësisht se si e paraqesin mediat.

“Unë tentoj”, ka thënë ai në një intervistë për ABC, të transmetuar të enjten.

“Unë gjithmonë synoj ta them të vërtetën. Kur mundem e them të vërtetën”.

Trump është përballur me kritika të vazhdueshme nga mediat amerikane dhe kundërshtiarët për gënjeshtra dhe shtrembërim të së vërtetës në disa çështje.

Në disa raste, konservatorët edhe e kanë censuruar presidentin për pretendimet e tij.

“Ndonjëherë ka mundësi që ndodhë diçka më ndyshe apo bëhet diçka, mirëpo unë gjithmonë kam dëshirë të jem i besueshëm”, ka thënë Trump.

Që nga nisja e udhëheqësisë së tij, mediat amerikane, përfshirë New York Times, Washington Post dhe Politifact kanë raportuar vazhdimisht për ato që këto gazeta i kanë cilësuar si deklarata të rreme apo mashtruese të presidentit amerikan.

Projekti, Politifact, pjesë e Institutit Poynter, aktualisht ka 11 faqe me deklaratat e Trumpit që cilësohet se janë të rreme.

Mirëpo Trump nuk ka shpëtuar pa kritika edhe nga vetë konservatorët.

Së fundmi, republikani, Paul Ryan, ka qenë vetëm një nga republikanët që kanë ngritur dyshime lidhur me deklaratat e Trumpit se mund të ndryshojë Kushtetuën amerikane me vetëm një urdhër ekzekutiv.

XS
SM
MD
LG