Ndërlidhjet

Mbahet ceremonia e varrimit të "Babait të Talibanëve"


Mijëra persona kanë marrë pjesë në funeralin e Maulana Sami ul-Haq, klerik i njohur pakistanez, i njohur ndryshe si “Babai i Talibanëve” .

Sami ul-Haq, kishte mbetur i vdekur pas një sulmi me thikë në qytetin Islamabad më 2 nëntor.

Ceremonia e varrimit u mbajt me forca të shtuara të sigurisë, ku morrën pjesë liderë politikë dhe ata religjiozë.

Samiul Haq, i cili ka qenë në të 80-at e tij, ka udhëhequr një shkollë islamike në Provincën Khyber Pakhtunkhëa në Pakistan.

Mediat pakistaneze kanë raportuar se ai ka qenë i lidhur me Partinë, Tehreek-i-Insaf në zgjedhjet e 25 korrikut.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka kërkuar që të punojë ngushtë me klerikun e mirënjohur për të zbatuar një varg reformash në kuadër të edukimit fetar.

XS
SM
MD
LG