Ndërlidhjet

Karvani i migrantëve: Ushtria në kufi me Meksikën, e paarmatosur


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se policia ushtarake në kufi me Meksikën do të jetë e paarmatosur dhe nuk do të ketë autoritet për të kryer arrestime.

“Ata nuk kanë armë në duart e tyre”, tha Mattis.

Ai tha se ushtria në kufirin meksikan do të ndihmojë mbrojtjen e zyrtarëve të kufirit nga kërcënimet e mundshme.

Një karvan prej gati 3,000 migrantësh nga Amerika Qendrore ka arritur në qytetin kufitar të Meksikës, Tijuana.

Ata thonë se kanë ikur nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador.

Por, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar si “pushtim” karvanin e migrantëve që shpreson të hyjë në SHBA.

Trump ka dërguar rreth 5,800 trupa në kufi.

XS
SM
MD
LG