Ndërlidhjet

May e shtyn votimin për Brexit në parlamentin britanik


Kryeministrja britanike, Theresa May.
Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja bitanike, Theresa May, vendosi papritmas të shtyjë votimin për Brex-it, marrëveshje kjo e arritur me Brukselin gjatë muajit nëntor. May iu tha ministrave se po kthehet në Bruksel, për të marrë garanci ligjërisht detyruese, se Britania nuk do të jetë e bllokuar në masa mbrojtëse në kufirin e Irlandës së veriut, për një kohë të pacaktuar. Kufiri irlandez ishte çështja me e diskutuar gjatë debatit parlamentar.

Kreu i opozitës, Jeremy Corbin, tha se Britania nuk ka më një “qeveri funksionale”.

Kryeministrja do t’i drejtohet parlamentit të hënën pasdite.

XS
SM
MD
LG