Ndërlidhjet

Ambasada amerikane: Tranzicioni i FSK-së, e drejtë sovrane e Kosovës


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasada amerikane në Kosovë ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në siç ka thënë forcë me mandat për mbrojtje territoriale.

Ambasada e ka konsideruar këtë hap si të drejtë sovrane për Kosovën.

Përmes një deklarate, Ambasada ka thënë se “këto ligje nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por ato përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të Qeverisë së Kosovës”.

Kuvendi miraton formimin e Ushtrisë së Kosovës

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për t’u angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar. Presim që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë. Të gjitha palët brenda dhe jashtë Kosovës duhet t’i mbështesin dhe t’i nxisin qytetarët e komuniteteve pakica të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Përveç tjerash, Ambasada ka kërkuar nga Kosova të bëjë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj, Serbinë, për të zbutur tensionet dhe për të krijuar kushte për përparim të shpejtë në dialog.

XS
SM
MD
LG