Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Serbia do të kërkojë të premten, mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të shkeljes më të egër të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, pas vendimit të Prishtinës për të formuar ushtrinë e Kosovës, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ky është kërcënimi më i drejtpëdrejtë i paqës dhe stabilitetit në rajon dhe sigurisë së popullit serb që jeton në Kosovë” ka thënë Daçiq për agjencinë Tanjug.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë 72 orëve të ardhshme do të vizitojë disa njësi të ushtrisë serbe, të cilat janë të stacionuara në zonën tokësore të sigurisë në afërsi të vijave kufitare me Kosovën, si dhe në hapësirën e jugut të Serbisë. Këto vizita të Vuçiqit, ndërlidhen me rastin e seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila tashmë mundësoi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes ndryshimeve ligjore, të cilin transformim Serbia e kundërshton ashpër.

Siç ka komunikuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, Vuçiqi do të vizitojë njësitet ushtarake i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe shefin e shtatmadhorisë të Ushtrisë të Serbisë, gjeneral-koloneli Milan Mojsiloviq.

XS
SM
MD
LG