Ndërlidhjet

Korea Veriore dënon sanksionet nga Shtetet e Bashkuara


Lideri Kim Jong Un

Korea Veriore të dielen ka dënuar ngritjen e sanksioneve nga administrata e Shteteve të Bashkuara, duke kërcënuar me shkëmbim zjarresh dhe bllokim të qytetit Pyongyang.

Reagimi i Koresë Veriore vjen pas deklaratave të SHBA-së se ka ngritur sanksionet ndaj tre zyrtarëve, duke përfshirë një ndihmës kryesor të liderit Korean Kim Jong Un, për shkak të abuzimit me të drejta të njeriut.

Denuklearizimi i Koresë Veriore ka shënuar progres shumë të vogël që nga takimi në Singapor i dy liderëve, Kim Jong Un dhe Donald Trump. Të dyja palët duhet të caktojnë takimin e ri të punës që u anulua në nëntor.

Ministria e Jashtme koreane tha në një njoftim se Uashingtoni ka ngritur sanksionet për më shumë se tetë herë ndaj kompanive, individëve, anijeve, jo vetëm të Koresë, por edhe të Rusisë, Kinës dhe palëve tjera të treta.

Nëse administrata amerikane beson se ngritja e sanksioneve dhe presionit, detyron Pyongyangun të tërhiqet nga armët bërthamore “do të ishte llogaritja më e dobët dhe do të bllokonte denuklearizimin e Gadishullit Korean përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

XS
SM
MD
LG