Ndërlidhjet

Izraeli do të rrisë sulmet në Siri kundër forcave të lidhura me Iranin


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Izraeli do të përshkallëzojë luftën ndaj forcave të lidhura me Iranin në Siri, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërheqin trupat nga Siria, tha të enjten kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë edhe më agresive kundër përpjekjeve të Iranit për t’u vendosur në Siri” tha Netanyahu në një deklaratë, raporton Reuters.

“Ne nuk do t’i zvogëlojmë përpjekjet tona, do t’i intensifikojmë ato dhe e di që ne këtë e bëjmë me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara” shtoi më tutje Netanyahu.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, konfirmoi përmes një videoje të postuar në Twitter se të gjitha trupat amerikane po tërhiqen nga Siria.

Trump tha se trupat tërhiqen pasi grupi militant Shteti Islamik është "mposhtur".

Pentagoni tha se po kalon në një "fazë tjetër të fushatës", por nuk dha detaje.

XS
SM
MD
LG