Ndërlidhjet

Vazhdon greva në sektorin e shëndetësisë në Kosovë


Ilustrim

Institucionet shëndetësore në Kosovë po vazhdojnë grevën e përgjithshme që nga dita e mërkurë.Kërkesë e tyre është rritja e pagave përmes miratimit të Projektligjit të ri për pagat.

Kjo grevë është organizuar nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Ndonëse ishte nisur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, greva është zgjeruar në gjithë Kosovën, në të gjitha institucionet publike shëndetësore.

Lexoni edhe këtë: Jo vetëm mjekë specialistë, por edhe ata familjarë po ikin nga Kosova

Por shoqata për të drejtat e pacientëve, ka reaguar duke thënë se nuk mund të përdoren pacientët si armë kundër Qeverisë së Kosovës.

Besim Kodra, udhëheqës i kësaj shoqate në konferencë për media bëri thirrje greva të ndërpritet.

“Sindikatat nuk duhet ti përdorin pacientët si armë në luftën që po e bëjnë ndaj qeverisë. Konsiderojmë se tani për tani greva duhet të ndërpritet dhe të futemi në dialog social dhe ne i përkrahim për buxhet shëndetësorë”, tha Kodra.

Kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj ka thirrursot në takim krerët e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, ku është diskutuar për grevën dhe ligjin për paga. Në këtë takim ka marr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

‘’Sot prita në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, me të cilët i trajtuam kërkesat e punëtorëve shëndetësor në vend. Ekziston një pajtim i dyanshëm për përshpejtimin e procedimit të ligjit për nivelizimin e pagave në Kuvend, si dhe shqyrtimin e koeficienteve për stafin e mesëm, veçanërisht për infermierët. Me këtë ligj shëndetësia vihet në situatë të qëndrueshme, andaj kërkova mirëkuptim nga sindikalistët, që qytetarët të marrin shërbime cilësore dhe trajtim të dinjitetshëm’’ ka thënë Haradinaj.

Ndiqeni Radion Evropa e Lirë, përmes aplikacionit në iOS dhe Android

Greva e punëtorëve shëndetësor ka nisur ditën e mërkurë dhe ishte paraparë të zgjasë 24 orë mirëpo ajo po vazhdon edhe më tutje. Kërkesa e sindikalistëve të shëndetësisë ka qenë takimi me kryeministrin dhe reflektimi i tij për kërkesat e tyre, lidhur me miratimin e ligjit për paga.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG