Ndërlidhjet

William Barr beson se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-së


William Barr duke kryer betimin para dëshmisë në Komitetin Gjyqësor të Senatit në SHBA.
William Barr duke kryer betimin para dëshmisë në Komitetin Gjyqësor të Senatit në SHBA.

William Barr, i nominuari i presidentit amerikan, Donald Trump për pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm në Shtetet e bashkuara ka thënë më 15 janar se beson që Moska ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane dhe ka shtuar se shtetit i duhet “rezolutë e besushme” në këtë çështje.

“Unë besoj se është në interesin e secilit, presidentit, Kongresit dhe më së shumti popullit amerikan që kjo çështje të zgjidhet duke lejuar Këshilltarin Special të kompletojë punën e tij”, ka thënë Barr.

Këshilltari Special, Robert Mueller është duke kryer hetime për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions është larguar vitin e kaluar nga mbikëqyrja e hetimeve.

Barr ka thënë se nëse konfirmohet nominimi i tij, ai nuk do të lejojë që interesat e tij personale apo ato politike të ndërhyjnë në hetime.

Ai ka thënë se nuk do të shkarkonte Muellerin dhe nuk do të lejonte të ndikohej nga askush, përfshirë presidentin Trump.

Barr i ka bërë këto komente në një seancë për konfirmimin e tij në Komitetin Gjyqësor të Senatit në SHBA.

XS
SM
MD
LG