Ndërlidhjet

Mariah Carey paditë ish-ndihmësen, i kërkon 3 milion dollarë dëmshpërblim


Ilustrim- New York
Ilustrim- New York

Këngëtarja Mariah Carey e paditi ish-ndihmësen e saj për shkeljen e një marrëveshjeje, neglizhencë dhe vjedhje, raporton Reuters.

Sipas dokumenteve të paraqitura në Gjykatën Supreme të Shtetit të Nju Jorkut, Carey, një nga këngëtaret më të njohura në botë, me dyqind milion albume të shitura, kërkon të paktën 3 milionë dollarë dëmshpërblim nga Lianna Azarian, dhe një urdhër kufizues, për të mbajtur ish-ndihmësen e saj nga shkelja e mëtejshme e marrëveshjes së mosdeklarimit.

Azarian ka punuar për Careyn, prej marsit 2015 deri në nëntor të vitit 2017 si ndihmëse ekzekutive.

Avokatët e këngëtarës nuk i janë përgjigjur kërkesave për të komentuar rastin.

As ish-ndihmësja, Azarian, nuk ka pranuar të komentojë lidhur me këto akuza.

Faqja e internetit të muzikës TMZ.com raportoi të mërkurën se Azarian kishte regjistruar fshehurazi Carey dhe e kërcënoi se do të lëshonte video "të turpshme" nëse ylli i popit nuk pagon deri në 8 milionë dollarë. Agjencia Reuters shkruan se nuk ishte në gjendje menjëherë të konfirmonte këto detaje.

XS
SM
MD
LG