Ndërlidhjet

Ligjvënësit amerikanë po kërkojnë zgjidhje për të hapur Qeverinë


Kongresi i SHBA-ve.
Kongresi i SHBA-ve.

Senati amerikan po kërkon rrugëzgjidhje për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë, e cila ka hyrë në ditën e 35-të, duke kërcënuar ekonominë si dhe dukë lënë qindra mijëra punëtorë federal pa pagesë.

Senati ka refuzuar dy ligje që do të mundësonin hapjen e qeverisë, njëri i mbështetur nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe tjetri nga ligjëvënësit demokratë.

Tani një grup i ligjvënësve demokratë dhe republikanë thanë se do t’i propozojnë Senatit një amandament i cili do të mundësonte hapjen e përkohshme të qeverisë, raporton Reuters.

Kjo është mbyllja me e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-ve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se nëse udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell dhe udhëheqësi i demokratëve ,Chuck Schumer arrijnë marrëveshje për hapjen e qeverisë, ai do ta përkrahë atë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po kërkon 5.7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën mirëpo kjo po kundërshtohet nga demokratët që përbëjnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

XS
SM
MD
LG