Ndërlidhjet

Rikalo shkarkohet nga posti i ministrit të Bujqësisë


Nenad Rikalo dhe Ramush Haradinaj, fotografi nga arkivi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Nenad Rikalon nga posti i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Rikalon për bashkëpunim.

“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, shkroi Haradinaj.

Partia opozitare, Partia Socialdemokrate e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës që në këmbim të votës për Projektbuxhetin për vitin 2019, të lirojë nga detyra ministrin Rikalo.

XS
SM
MD
LG