Ndërlidhjet

Ngrohja globale po hyn në fazë kritike


Ilustrim
Ilustrim

Bota është në mes të asaj që ka të ngjarë të jenë 10 vitet më të ngrohta që kur filloi matja e temperaturës botërore më 1850, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit në Britaninë e Madhe.

Shërbimi britanik parashikon se temperaturat në secilin nga pesë vitet e ardhshme do të jenë afër, ose 1 gradë Celsius, më të larta se periudha para industriale.

Gjithashtu ekziston një mundësi e vogël që në njërin nga pesë vitet e ardhshme temperaturat globale të arrijë në mbi 1.5 gradë Celsius.

Ky nivel i temperaturës vlerësohet si kritik për procesin e ndryshimeve të klimës.

Nëse të dhënat përputhen me parashikimin, atëherë dekada nga 2014-2023 do të jetë më e ngrohtë në më shumë se 150 vjet të mbajtjes së të dhënave.

"Ne sapo kemi bërë parashikimet e këtij viti dhe ato sugjerojnë se po ndodh ngrohja e shpejtë në nivel global", tha për BBC, Adam Scaife, kreu i parashikimit afatgjatë në Shërbimin britanik të motit.

Në tetorin e kaluar, shkencëtarët e OKB-së publikuan një raport të veçantë mbi ndikimet afatgjata të rritjes së temperaturës prej 1.5 Celcius.

Analiza e ekspertëve britanikë thotë se ka një mundësi prej 10 përqind që kjo të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG