Ndërlidhjet

Britania dhe BE-ja vazhdojnë diskutimet për Brexit-in


Ilustrim

Ministri britanik për Brexit-in, Stephen Barcley, tha se Bashkimi Evropian dhe Britania duan që të kenë një marrëveshje të Brexit-it, duke theksuar se dalja e Britanisë nga BE-ja pa një marrëveshje nuk do të ishte në interes të asnjërës palë.

Pas bisedimeve në Parlamentin Evropian, Barclay u tha gazetarëve se "kishte shumë vullnet të mirë nga të dyja palët."

"Të dyja palët e pranojnë se mungesa e një rezultati nuk është në interes të askujt. Kjo, do të ishte shumë shqetësuese për Britaninë e Madhe, por edhe për BE-në, kështu që të dyja palët duan të shohin një marrëveshje", tha Barclay.

XS
SM
MD
LG