Ndërlidhjet

IPK: Në rastin e abuzimit seksual në Drenas, janë të përfshirë edhe persona të tjerë


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Kuvendit të Kosovës, ka raportuar kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Miradie Kelmendi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas, Vesel Veseli, në rastin e abuzimit seksual me një të mitur.

Kelmendi, e cila kërkoi fillimisht raportim pa praninë e mediave, po ashtu tha se “ka edhe persona të tjerë të inkriminuar në këtë rast, nga institucione të tjera”.

Mirëpo ajo nuk bëri të ditur se për cilat institucione bëhet fjalë.

Kelmendi tha se zyrtari policor i cili është i arrestuar, kishte tentuar të mashtronte Inspektoratin Policor të Kosovës, duke dorëzuar një telefon në të cilin nuk ka qasje në rrjete sociale.

“Sa i përket telefonit, gjatë bastisjes nuk e ka dorëzuar një telefon tjetër që nuk ka qasje në rrjete sociale, atë nuk e ka pasur me veti, nuk kemi mundur ta gjejmë”, tha Kelmendi para deputetëve.

I dyshuari Vesel Veseli, në cilësinë e hetuesit policor, paraprakisht e kishte marrë përsipër të hetonte rastin e përdhunimit të së miturës së njëjtë nga Drenasi, nga një mësimdhënës i saj, SH. GJ.

Policit Vesel Veseli i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim, ndërsa profesori që pretendohet se kishte përdhunuar të miturën është arrestuar. Po ashtu është arrestuar edhe gjinekologu që kishte kryer abortin e saj.

XS
SM
MD
LG