Ndërlidhjet

Vuçiq planifikon të fillojë debatin e brendshëm për Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se ditëve në vijim do të bisedojë me udhëheqësit tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore.

"Në ditët e ardhshme do të bisedojë me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmën. Nëse ne e plotësojmë 100 përqind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 përqind si dhe zgjedhin persona privat në qeveri, atëherë shtrohet pyetja nëse politika jonë e përgjegjshme dhe serioze është përgjigja e vetme e mundshme” tha presidenti Vuçiq gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës, Natali Loazo.

Reagimi i presidentit Vuçiq për emërimet në Qeverinë e Kosovës bëhen disa orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj emëroi ministre të Bujqësisë, Dijana Zhiviq. Emërimi i saj pasoi shkarkimin e Nenad Rikallo nga Lista Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e presidentit Vuçiq.

XS
SM
MD
LG