Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon 10 kilogramë marihuanë dhe arreston pesë persona


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi që kanë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve’.

Gjatë arrestimit, Policia e Kosovës ka konfiskuar më shumë se dhjetë kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një pune hetimore në Skenderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10 kg e 835 gramë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se ka konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë, ndërkohë që të dyshuarave me aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

XS
SM
MD
LG