Ndërlidhjet

Kardinali francez shpallet fajtor për fshehje të abuzimeve seksuale


Kardinali, Philippe Barbarin.
Kardinali, Philippe Barbarin.

Kleriku më i lartë katolik në Francë, kardinali, Philippe Barbarin, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, për rolin e tij në mbulimin e rasteve të abuzimeve seksuale me të mitur.

Kardinali Barbarin është shpallur fajtor pse nuk ka raportuar supozimet për sulme seksuale të një prifti në vitet 1980 dhe 1990.

Ai ka mohuar akuzat dhe avokatët e tij kanë thënë se do të apelojnë këtë vendim.

Dënimi i kardinalit Barbarin ka ardhur në kohën kur Kisha Katolike është duke u përballur me një valë të re të skandaleve të lidhura me abuzime seksuale.

Gjatë gjykimit ai ka thënë në dhomën e gjykatës: Unë nuk po e kuptoj se jam fajtor. Unë kurrë nuk kam tentuar të fsheh apo të mbuloj ndonjë nga këto fakte të tmerrshme.

Supozimet janë të lidhura me disa abuzime nga prifti, Bernard Preynat, i cili tani është 73-vjeçar. Dhjetëra burra kanë thënë se ai ka abuzuar me ata sa kanë qenë fëmijë.

Papa Françesku, kreu i Selisë së Shenjtë ka premtuar ditë më parë masa konkrete kundër abuzimit seksual të fëmijëve.

XS
SM
MD
LG