Ndërlidhjet

BE-ja i kërkon Britanisë propozime "të arsyeshme" për Brexit


Ilustrim.

Mbretërisë së Bashkuar i është kërkuar që t’i dërgojë Bashkimit Evropian propozime të reja brenda 48 orëve për të tejkaluar bllokadën për Brexit.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se do të punojnë vazhdimisht gjatë vikendit, nëse do të pranojnë ide “të pranueshme” deri të premten, ashtu që të thyejnë bllokadën rreth kufirit irlandez.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se tashmë ka dërguar disa propozime “të arsyeshme”, të cilat prekin shqetësimet e ligjëvënësve britanikë, lidhur me marrëdhëniet e Britanisë me BE-në në të ardhmen.

Kancelari, Philip Hammond u ka bërë thirrje mbështetësve të Brexitit që të votojnë për marrëveshjen e kryeministres britanike, Theresa May, apo do të përballen me shtyrje të Brexitit.

May është duke kërkuar bërjen e disa ndryshime që janë ligjërisht të zbatueshme në kufirin me mes të Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës.

Ajo ka thënë të ketë punuar në një politikë që parandalon krijimin e ndalesave fizike mes këtyre dy vendeve, mirëpo ende është bërë pak përparim në këtë aspekt.

Ligjvënësit britanikë pritet të votojnë për herë të dytë marrëveshjen për Brexit. Nëse marrëveshja kundërshtohet sërish, atyre do t’iu duhet të zgjedhin nëse do të largohen nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje apo do të shtyjnë datën e daljes së BE-ja, ndonëse ky proces ishte planifikuar të fillojë nga 29 marsi i këtij viti.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

XS
SM
MD
LG