Ndërlidhjet

Mijëra protestues në Moskë kundërshtuan kufizimet e qasjes në internet


Ilustrim

Mijëra njerëz të dielën kanë dalur nëpër rrugët e Moskës dhe dy qytete të tjera ruse kundër kufizimeve të përdorimit të internetit. Kjo protestë konsiderohet ndër më të mëdhatë ndër vitë.

Ligjvënësit muajin e kaluar kanë miratuar kontrollimin e internetit duke theksuar se është i nevojshëm për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme në punët e Rusisë.

Njerëzit e mbledhur në Moskë kanë mbajtur fjalime dhe sllogane me thirrjet “duart larg internetit” dhe “jo izolim”.

Në protestë janë mbledhur 15,300 persona, sipas raportimeve ndërsa policia tha se ishin 6500.

Aktivistët e opozitës thanë se janë ndaluar 15 persona dhe kanë konfiskuar pankartat e tyre.

Rusia në vitet e fundit ka vendosur kontrollë të internetit duke bllokuar qasjen në disa uebfaqe.

XS
SM
MD
LG