Ndërlidhjet

Putin i nënshkruan ligjet kundërthënëse për internetin


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi legjislacionin që u mundëson autoriteteve ruse të bllokojnë faqet e internetit dhe të miratojnë dënime për "lajme të rreme" dhe materiale që i konsiderojnë fyese për shtetin apo publikun.

Dy ligjet, që, sipas kritikëve, janë përpjekje e Kremlinit për të rritur kontrollin në internet dhe për të heshtur kundërshtarët, u nënshkruan nga Putin të hënën, thuhet në njoftimin e postuar në ueb-faqen e Qeverisë ruse.

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus - Këshilli Federal - i miratoi ligjet më 13 mars, pasi Dhoma e Ulët - Duma e Shtetit - i miratoi ato më 7 mars.

Njëri ligj parasheh gjoba deri në 100,000 rubla, apo 1,300 euro, për, siç thuhet, “postimet e pahijshme online”, të cilat tregojnë "mungesë respekti për shoqërinë, vendin, simbolet shtetërore të Rusisë, Kushtetutën ose autoritetet".

Masat për internetin kanë shkaktuar protesta në Rusi.
Masat për internetin kanë shkaktuar protesta në Rusi.

Shkelësit e përsëritur mund të goditen me gjoba dyfish ose me 15 ditë burgim.

Me ligjin tjetër, autoriteteve u jepen kompetenca për të bllokuar faqet në internet që publikojnë materiale "mosrespektuese" ose "lajme të rreme".

Rregullatori i medias në Rusi, Roskomnadzor, do t'iu japë përdoruesve të internetit 24 orë kohë për të hequr materialin, i cili cilësohet fyes për shtetin ose shoqërinë nga prokurori i përgjithshëm i shtetit ose zëvendësit e tij.

Ueb-faqet që nuk e bëjnë këtë, do të bllokohen, thuhet në ligj.

Më shumë në këtë temë: Përse Rusia kërkon sovranitet në internet?

XS
SM
MD
LG