Ndërlidhjet

Zbulohen qytetet më të shtrenjta në botë


Paris

Parisi është në krye të listës së qyteteve më të shtrenjta në botë, së bashku me Hong Kongun dhe Singaporin.

Është hera e parë që tri qytete ndajnë vendin e parë në anketën e Institutit "Economist Intelligence Unit", me seli në Londër.

Anketa ka një histori 30-vjeçare dhe ajo i krahason çmimet në 133 vende të botës.

Kryeqyteti i Francës, Parisi, është njëri nga katër qytetet evropiane që gjenden në dhjetë vendet e para. Tri të tjerat përfshijnë: Cyrihun, Gjenevën dhe Kopenhagën.

"Qytetet evropiane kanë prirje t'i kenë çmimet më të larta në amvisëri, kujdesin personal dhe rekreacion", tha autorja e raportit, Roxana Slavcheva.

Në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë edhe: Osaka, Seuli, Nju Jorku, Tel Avivi dhe Llos Angjellesi.

Listën e qyteteve më të lira në botë e kryesojnë: Karakasi, Damasku dhe Tashkenti.

XS
SM
MD
LG