Ndërlidhjet

Mesi dhe Ronaldo rikthehen në kombëtaret e tyre


Lionel Messi i Argjentinës dhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë

Lionel Messi i Argjentinës dhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë janë të vendosur për të luajtur për kombëtaret e tyre, për herë të parë që nga Kampionati Botëror i vitit 2018 në Rusi.

Messi do të nisë miqësoren e së premtes për Argjentinën kundër Venezuelës në Madrid. Ndërkaq, Ronaldo në skuadrën e Portugalisë kundër Ukrainës në lojën që do të zhvillohet në Lisbonë për Euro 2020 .

Të dy futbollistët kanë munguar në gjashtë gara ndërkombëtare në kombëtaret e tyre, që nga Kampionati Botëror, raporton BBC.

Portugalia arriti gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve gjatë kësaj vere pa Ronaldon.

34-vjeçari ka shënuar 85 gola në 154 ndeshje ndërkombëtare dhe gjithashtu mund të luajë në ndeshjen e Portugali-Serbi më 25 mars.

Mbrojtësi i Portugalisë, Joao Cancelo, shoku i ekipit të Ronaldos në Juventus, u shpreh i kënaqur që ai të kthehet në skuadrën kombëtare.

"Cristiano shton cilësinë e çdo ekipi. Është kënaqësi të luaj me të dhe ai është shumë i rëndësishëm për ne", tha Cancelo.

Messi, 31 vjeçar, ka shënuar 65 gola në 128 ndeshje ndërkombëtare me Argjentinën.

XS
SM
MD
LG