Ndërlidhjet

Evakuohen pasagjerët e anijes në detin e Norvegjisë pas problemeve me energji


Ilustrim

Ekipet e shpëtimit janë duke tentuar të shpëtojnë 1,300 persona që kanë mbetur në një anije gjatë shetitjes në bregdetin e Norvegjisë.

Anija “The Viking Sky” kishte mbetur pa energji elektrike të shtunën dhe ka dërguar një sinjal emergjent pasi filloi të humb kontrollin duke u rrezikuar nga përplasja në gurë.

Deri më tash, më shumë se 300 pasagjerë janë shpëtuar. Shumica nga ta janë me nënshtetësi britanike dhe amerikane.

"Gjatë natës, valët e detit përplaseshin. Anija sillej. Pas mëngjesit dhe aktiviteteve, në mbrëmje papritmas u ndalën dritat”, tha Derek Broëne nga Anglia.

Vizitorët ishin shpëtuar me anë të helikopterit, eksperiencë të cilën ata e konsideruan mjaft të frikshme.

XS
SM
MD
LG