Ndërlidhjet

Gjykata e Lartë në Mianmar ua refuzon apelin gazetarëve të Reuters-it


Fotografitë e dy gazetarëve të Reuters-it në ballinën e një gazete në Mianmar.
Fotografitë e dy gazetarëve të Reuters-it në ballinën e një gazete në Mianmar.

Gjykata e Lartë në Mianmar e refuzoi apelin e dy gazetarëve të agjencisë Reuters, të burgosur nën akuza që lidhen me raportimin e tyre për komunitetin mysliman Rohingya.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo u dënuan me shtatë vjet burgim shtatorin e kaluar.

Ata zbuluan se forcat e sigurisë së shtetit ekzekutuan dhjetë myslimanë Rohingya, gjatë një operacioni ushtarak në vitin 2017.

Dy gazetarët janë në burg për më shumë se një vit, për thyerjen e Aktit të Sekreteve Zyrtare të Mianmarit.

"Ata u dënuan me shtatë vjet dhe ky vendim mbetet", tha gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Soe Naing, pa dhënë detaje.

Në muajin janar, gazetarëve iu refuzua apeli edhe nga një gjykatë më e ulët.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e tyre.

Lexoni edhe këtë: Revista Time shpall gazetarët "Personat e Vitit"

XS
SM
MD
LG