Ndërlidhjet

Holanda fituese e Eurovizionit


Duncan Laurence nga Holanda
Duncan Laurence nga Holanda

Holanda është fituese e garës së muzikës në festivalin e famshëm Eurovision, duke u bërë kështu nikoqire e këtij festivali vitin e ardhshëm.

Me baladën “Arcade” të kënduar nga Duncan Laurence, Holanda kryesoi me më së shumti pikë nga të gjithë 25 garuesit. Festivali është mbajtur në Tev Aviv të Izraelit dhe është shikuar nga miliona njerëz në botë.

Italia zuri vendin e dytë derisa Rusia mbeti në vendin e tretë, ku u përfaqësua nga këngëtari Sergei Lazarev.

Azerbejxhani zuri vendin e shtatë duke u përcjellur nga Maqedonia e Veriut në vendin e tetë.

Serbia doli e 17-ta ndërsa Shqipëria menjëherë pas saj në vendin e 18-të. Britania mbeti e fundit në listën e garuesve.

Grupi ABBA është fituesi më i famshëm i garës që nga viti 1974.

Festivali Eurovision për herë të parë u mbajt më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Finalja e këtij edicioni të festivali u përbë nga performanca e yllit të muzikës pop, Madonna. Përkundër thirrjeve që ajo të bojkotonte festivalin, Madonna tha se nuk do t’i përshtatet agjendave politike. Dy nga vallëtarët në performancën e saj mbanin kostume me flamuj të Izraelit dhe Palestinës.

XS
SM
MD
LG