Ndërlidhjet

Sulmuesi lë të vrarë 12 persona në Virgjinia


Një punonjës i pakënaqur i shërbimeve publike, qëlloi me armë zjarri kolegët e tij në ndërtesën e komunës në Virgjinia, të premten mbrëma. Si pasojë e sulmit, mbetën të vdekur 12 persona dhe të paktën 4 të plagosur, derisa policia arriti ta qëllonte sulmuesin duke e lënë të vdekur.

Ky është sulmi më vdekjeprurës që nga nëntori i vitit 2018 kur disa persona mbetën të vdekur në Los Angeles, pas hapjes së zjarrit me armë nga një sulmues që më pas kishte vrarë veten.

Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar të shtënat dhe menjëherë janë fshehur nën tavolina.

Viktima e parë u qëllua në një mjet jashtë ndërtesës së shërbimeve publike, derisa sulmuesi arriti të hyjë në ndërtesë duke qëlluar të gjithë që i dilnin përpara, thanë autoritetet.

Një polic u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me sulmuesin, por jeleku anti-plumb i shpëtoi jetën.

XS
SM
MD
LG