Ndërlidhjet

Një shtetas austriak vdes në afërsi të Prishtinës


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një shtetas austriak ka vdekur të premten, në një hotel në rrugën Prishtinë – Shkup, në territorin e Komunës së Graçanicës.

Zëdhënësja e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti është klasifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe se viktima është një burrë, shtetas austriak.

“Sot, në stacionin policor të Graçanicës është iniciuar një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë-Shkup. Vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas austriak, e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me këtë rast.

XS
SM
MD
LG