Ndërlidhjet

Presidenti i Kinës arrin në Korenë e Veriut


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, arriti në Phenjan për të takuar udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un.

Është kjo vizita e parë e një presidenti kinez në Korenë e Veriut qysh në vitin 2005.

Dy zyrtarët, që tashmë janë takuar katër herë, pritet të diskutojnë për programin bërthamor të Koresë së Veriut, si dhe për çështje ekonomike.

Kina është jashtëzakonisht e rëndësishme për Korenë e Veriut, pasi është partneri i saj kryesor tregtar.

Vizita dyditëshe e Xisë vjen në kohën kur bisedimet e Shteteve të Bashkuara me Korenë e Veriut, rreth programit të saj bërthamor, kanë ngecur.

Në muajin shkurt, një samit në Vjetnam midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump, ka dështuar për shkak të dallimeve midis palëve.

Xi pritet të takohet me Trumpin në samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në Japoni, nisur nga 28 qershori.

XS
SM
MD
LG