Ndërlidhjet

Rritet presioni ndaj Italisë për migrantët


Anije me migrantë.

Italia është duke u përballur me presion në rritje pasi Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian, i kanë kërkuar Romës t’iu japë fund mospajtimeve lidhur me një anije me migrantë.

Anija e një organizate bamirëse gjermane, Sea-Watch 3, ka arritur të mërkurën në ishullin italian, Lampeduza me 42 migrantë të shpëtuar.

Mirëpo autoritetet është thënë të kenë parandaluar atë që të ankorohet në brigjet e Italisë dhe asnjë shtet tjetër nuk ka ofruar ndihmë.

Kohën e fundit, partitë që tani drejtojnë Italinë kanë tentuar të mbyllin të gjitha portet për migrantët.

“Është për keqardhje që situata ka ardhur deri këtu”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për refugjatë, Charlie Yaxley.

“Shpëtimi në det është traditë qindravjeçare, dhe është obligim sipas ligjit ndërkombëtar, andaj anijet e organizatave bamirëse kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish në qendër të Mesdheut në vjetët e fundit”, është cituar të ketë thënë ai.

Komisionari për Migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos ka thënë përmes një deklarate se zgjidhja do të jetë e mundshme vetëm kur anija të ankorohet.

Fillimisht anija gjermane ka shpëtuar 52 migrantë nga brigjet e Libisë. Autoritetet italiane kanë pranuar 13 prej tyre më herët gjatë këtij muaji, duke cituar arsye shëndetësore.

XS
SM
MD
LG