Ndërlidhjet

Gazetarët pakistanezë protestojnë kundër censurës


Protestat e gazetarëve pakistanezë

Gazetarët në Pakistan kanë organizuar protesta anembanë vendit, për të denoncuar censurën nga shërbimet e fuqishme të ushtrisë dhe sigurimit të vendit, pushimet nga puna për shkak të shkurtimeve buxhetore, dhe vonesave mujore të pagave të tyre.

Protestat, më 16 korrik, drejtohen nga Unioni Federal i Gazetarëve të Pakistanit për të luftuar, siç është thënë, "censurën e pashembullt".

Afzal Butt, kryetar i Unionit, tha se tubimet janë vetëm "fillimi i një lëvizje protestuese".

"Nga sot, ne kemi nisur një lëvizje për të drejtat e gazetarëve", tha Butt.

"Rreth 5.000 gazetarë kanë humbur punën e tyre në tetë muajt e fundit dhe ne besojmë se kjo është një vazhdim i censurës" tha ai.

Organiata “Raporterët pa kufij”, javën e kaluar, dënoi një vendim të Pakistanit për të pezulluar nga rrjeti kabllor, tre kanale televizive, për shkak të transmetimit të një konference shtypi të opozitës.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) pati thënë në një raport se klima për lirinë e shtypit në Pakistan po përkeqësohej, pasi ushtria e vendit" në heshtje, por në mënyrë efektive" kufizon raportimin nëpërmjet "kërcënimeve" dhe mjeteve të tjera.

Pakistani renditet në vendin e 142 nga 180 vende të listuara në Indeksin e Lirisë Botërore të Shtypit.

XS
SM
MD
LG